A është konsultuar projektligji i ri për sigurimet?

Postuar në 20 Maj, 2018 17:45

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk e konsultuar me grupet e interesit projektligjin e sigurimit të mjeteve, që është dorëzuar në Kuvend. Avni Ponari në një intervistë për Tema TV thotë se AMF nuk e ka konsultuar këtë variant me grupet e interesit dhe kërkon që të reflektohen një sërë ndryshimesh thelbësore.

Një rekomandim i Autoritetit të Konkurrencës për rregullimin e tregut, dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë i të dëmtuarve nga siguruesi i tyre, përfundimisht nuk është pranuar nga AMF, me argumentin se aplikimi i dëmshpërblimit të drejtpërdrejtë mund të shkaktojë praktika mashtruese të kompanive për të zhvatur njëra-tjetrën. 

Në fokus të ndryshimeve të ligjit, mbetet sistemi bonus-malus,  i cili do të bazohet në historikun e dëmeve të mjeteve, ndërsa prej vitesh pagesa e siguracionit vjetor ka qenë fikse dhe për këto tarifa ndaj kompanive ka pasur akuza se kanë krijuar një treg oligopol. Me propozimin e ri, drejtuesi i mjetit duhet të pajiset edhe me Raportin Evropian të Aksidenteve, i cili do të shërbejë për përshkrimin e ngjarjes së aksidentit për dëme me vlerë deri 30 mijë lekë e do t’i dorëzohet shoqërisë së sigurimit me firmën e të dy palëve të përfshira në aksident, një praktikë kjo që nuk ka ekzistuar deri më sot

Po, ashtu, nëse deri më sot Byroja Shqiptare e Sigurimit mbetet institucioni që menaxhon Fondin e Kompensimit si dhe atë të garancisë të kartonit jeshil, me propozimin e ri do të jenë përveç Byrosë do të ngrihet edhe një Ent që do të menaxhojë Fondin e Kompensimit. Për herë të parë do ketë një vlerë minimale të Fondit të Kompensimit, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 150 milionë lekë. Për përgjegjësitë që do të marrë ky ent, Ponari nuk bie dakord që ai të shlyejë detyrimet për dëmet e shkaktuara nga të pasiguruarit, të cilat sipas  tij duhet të jenë përgjegjësi direkte e drejtuesve që kanë shkelur ligjin. Dëmet e papaguara ndër vite nga Byroja e Sigurimeve kapin vlerën e 1.7 miliard lekëve, ndonëse kompanitë kanë nisur të paguajnë këto borxhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.