Furtunë reagimesh për vilën luksose të kreut të Podemos (foto)

Postuar në 19 Maj, 2018 10:07

Lajmi i ditëve të fundit se kreu i lëvizjes majtiste Podemos në Spanjë, Pablo Iglesias dhe gruaja e tij kanë blerë një vilë luksoze në fshat ka ngjallur reagime të ashpra te spanjollët. Blerja e vilës luksoze nuk do ishte komentuar nëse blerësi nuk do të ishte Pablo Iglesias, udhëheqësi  i Podemos, i cili u bë i njohur si aktivisht kundër ankandeve në Spanjë.

Publikimi i lajmit se çifti Inglesias kanë përfituar një kredi të favorshme prej 550 mije eurosh ka krijuar një stuhi në mediat sociale, të cilat "gërmuan" një tëeet që Iglesias kishte në vitin 2012 kundër Luis de Guindos, atëherë Ministri i Financave, një mesazh që stigmatizonte blerjen e një apartament me vlerë 600,000 euro.

Shtëpia është blerë me një kredi që do të paguhet në 30 vjet. Dyshja Pablo Iglesias dhe Irene Montero, jetonjnë me qera ne zonen e Rivas-Vathiamadrid dhe blenë shtëpinë në funksion të lindjes së djemve binjakë, tha një zëdhënës i Podemos në Parlament.

Siç njoftoi Podemos, brenda ditëve të ardhshme do të jetë postuar në faqen e internetit të partisë blerja e shtepisë së re të kreut të Podemos. Sipas idealista.com, shtëpia ka tavane të bukur prej druri, dysheme qeramike dhe ngrohje underfloor. Në këtë zonë, metri katror kushton rreth 1400 euro dhe shtëpia ka një sipërfaqe prej 268 metra katrore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.