"Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, emri që propozohet nga Shkupi

Postuar në 18 Maj, 2018 16:49

"Republika e Maqedonisë së Ilindenit” në variantin e papërkthyer “Republika Ilindenska Makedonija») është emri i ri i propozuar nga Shkupi në kuadër të bisedimeve me Greqinë. Megjithatë, sipas mediave, "Maqedonia e Re " dhe "Republika e Maqedonisë së Epërme" (Nova Maqedonia, Gorna Maqedonia) janë variantet kryesore që mbeten në tryezën e diskutimeve.

"Ilinden" lidhet me  kryengritjen në Ilinden  në 20 korrik 1903, në ditën e  Profet Ilias, kur Komitët (grupi separatist bullgare, me sloganin "Maqedonia për maqedonasit" kërkuan ose autonomi ose varësi nga  Bullgaria.

Kryengritja filloi në vilajetin e Manastirit, kryesisht nga  grupe separatist bullgare me sloganin "Maqedonia për maqedonasit" si dhe nga grupe bulgarofilësh që pushtuan  disa qytete e fshatrat, duke shpallur "Republikën e Krushevës".

Rebelimi, i cili shkaktoi shqetësim në Greqi për shkak të ambicieve për pavarësi ose aneksim të Maqedonisë nga Bullgaria u shtyp nga ushtria osmane. Megjithatë, konsiderohet nacionaliteti i "sllavo-maqedonasve" ​​dhe në Shkup 2 gusht është një përvjetor i rëndësishëm kombëtar. Mediat greke duke komentuar qarqet diplomatike komentojnë se ky emërtimin zgjon prirjet irredentiste dhe konsiderohet si një konçesion i paarsyeshëm për të mundësuar edhe ndryshimet kushtetuese që kërkon Athina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.