A është e mbrojtur Tirana nga përmbytjet? Një kritikë-akuzë për punimet e financuara nga Bashkia

Postuar në 18 Maj, 2018 19:52

Në një material të përgatitur nga TemaTv mbi sigurinë e argjinaturave në lumen e Tiranës ngrihen dyshime mbi investimet e kryera dhe aftësinë e tyre mbrojtëse. Dyshimet i ngre një ekspert, inxhineri Fitim Ballo, i angazhuar në disa projekte, sipas të cilit punimet e bëra e që kanë shkuar në 15 milionë euro, nuk garantojnë asgjë. Arsye sipas tij është përllogaritja e prurjeve që ka çuar në gabime.

Në rast se do të zbatohej projekti i dorëzuar në fillim të viteve 2000, i dorëzuar nga firma El-Consulting, lumi i Tiranës sot do të kishte një pamje si ajo e lumit të Zezës në Fushë-Krujë, e për të cilën Ballo garanton sigurinë në përmbytje, ndërsa komenton se edhe kosto e punimeve është me e ulët. Por, Përmbtyjet e viteve të fundt në Tiranë, përvecse janë trajtuar si fatkeqësi të natyrës, kanë bërë përgjegjës me terma të përgjithshëm edhe qytetarët që kanë zgjedhur të ndërtojnë pa leje, anës vijës së sigurisësë lumenjeve, por asnjëherë nuk kanë vënë para përgjegjësisë, inxhinierë, projektues e firmëtarë të këtyre projektev për dëmet e shkaktuara.

Tirana mund të ketë 1800-2000 mm shi/vit. Pra ka një oshilacion shumë të madh. Oshilacioni i reshjeve për Tiranës mbërrin ndërmjet 1800-2000 mm shi në vit, ndërsa lumenjtë që kalojnë në kryeqytet dhe qark kanë prurje me pjerrësi të madhe, të varura këto nga reshjet

thuhet në material.

Sipas inxhinerit, i cili në fillim të viteve 2000 ka dorëzuar  projektin e tij për këtë lumë, nuk janë marrë parasysh studimet për intensitetin kulmor të reshjeve me probabilitet njëherë në 100 vjet. Projekti i Bashkisë së Tiranës, i hartuar në 2014-n dhe i zbatuar në 2016-n, ka zgjeruar shtratin e lumit dhe anës tij përpos mbrojtjes me gurë dhe gabione, janë mbjellë 4000 mijë fidanë, ndërsa investimi në total ka kushtuar 15 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.