Zbulohet qyteti i humbur i Mesopotamisë (Foto)

Postuar në 16 Maj, 2018 18:03

Një koleksion pllakatash ballte 3,200 vjeçare të fsheuhura në qypa balte ndihmuan arkeologët për të zbuluar  vendndodhjen e një qyteti të humbur të Mesopotamisë së lashtë, i cili ndodhet në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Zbulimi u bë ekipi i  Universitetit të Tübingen në Gjermani, të cilët kishin identifikuar pllakat e gjetura në 2017, në rajonin e Bassetki.

Pllakatat e baltës  datojnë që nga koha kur zona ishte pjesë e Perandorisë së Mesme asiriane.  "Mardamani me siguri u projektua për të qenë një qytet me ndikim rajonal bazuar në pozicionin e tij  në rrugët tregtare midis Mesopotamisë, Anadollit dhe Sirisë”- thotë arkeologu dhe profesori Peter Pfälzner.

Pfalzner e përshkruan qytetin e lashtë si një ish-kundërshtar të fuqive të mëdha të Mesopotamisë dhe shpreson se gërmimet e ardhshme do të nxjerrin në dritë zbulime më të rëndësishme. Pllakatat e baltës dyshohet se ishin pjesë e dyshemesë së guvernatorit asirian.  Detyra e parë për arkeologët ishte rivendosja e pllakave, të cilat u prishën dhe u shkatërruan. Ato u përkthyen me shkrimin Cuneiform.

Dr. Betina Faist, një specialist për gjuhën asiriane në Universitetin e Heidelbergut, punoi për të deshifruar mesazhet e gdhendura në pllakata, gjë që zbuloi se rajoni i Bassetkit ishte dikur një vend i qytetit të lashtë mbretëror të Mardamanit. Pllakat gjithashtu përmbajnë detaje rreth një guvernatori asirian në zonë, duke zbuluar një provincë të panjohur më parë të perandorisë. Emri i guvernatorit është Assur-nassir, dhe detyrat përshkruhen në tekstet e pllakatave. Hulumtuesit kanë qenë të vetëdijshëm për ekzistencën e qytetit për shkak të referimit në burimet e vjetra babilonase, por deri më tani nuk dihej vendndodhja.

https://www.rt.com/news/426838-lost-city-uncovered-thousands-years/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.