Rritje misterioze e substancës që shkatërron shtresën e ozonit

Postuar në 17 Maj, 2018 10:53

Rritje të papritur të niveleve kimike të një substance që është shumë e dëmshme për shtresën e ozonit kanë zbuluar shkencëtarët në atmosferën e Tokës.

Bëhet fjalë  klorfluorokarbon (CFC-11), i cili u ndalua nga Protokolli i Montrealit në vitin 1987, duke bërë që niveli i saj të ulet gradualisht në vitin 2012, por që atëherë substanca ka shfaqur përsëri rritje të pranisë së saj në atmosferë.

Arsyeja për këtë mbetet misterioze, por, sipas treguesve deri tani, burimet e reja të emetimeve të paligjshme janë në Azinë Lindore. Nëse ky trend rritës vazhdon, ai mund të "ndalojë" rikuperimim e vrimës së ozonit dhe të përkeqësojë ndryshimet klimatike.

CFC-11 është një nga klorfluorokarbonet e zhvilluara fillimisht në vitin 1930 e përdorur edhe në spray ftohës apo si tretës.  Pas disa dekadave, u kuptua se këto substanca, kur çahen në atmosferë, çlirojnë atome klori të cilat mund të shkatërrojnë me shpejtësi molekulat e ozonit.

Zbulimi i një "vrimë" të madhe mbi Antarktik çoi në nënshkrimin e Protokollit të Montrealit, i cili ndaloi prodhimin e klorfluorokarbonit (përfshirë CFC-11) në vendet e zhvilluara.

Por ata ende nuk mund ta gjejnë "fajtorin". Disa dyshojnë për Kinën apo vendet e tjera aziatike, por deri tani nuk ka prova për ta konfirmuar këtë.

Shkencëtarët besojnë se burimet e reja të emetimeve CFC-11, nëse nuk adresohen në kohën e duhur, do të vonojnë rikuperimin e vrimës së ozonit "ndoshta edhe një dekadë", sipas Mozzka. Gjithashtu, emetimet e reja ilegale mund të kontribuojnë në ngrohjen globale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.