Audiopërgjimi, lojë nga brenda PS-së

Postuar në 17 Maj, 2018 22:05
Analizë me nuhatje dhe meze nga: Shaptilografisti

Tani që Partia Demokratike nxori kartat në tavolinë për çështjen Xhafaj është koha që të bëhet një evidentim faktesh publike për të të bërë të kuptohet se pas lojës me audiopërgjimin qëndron diksuh nga Partia Socialiste me dijeninë e plotë të kryeministrit Edi Rama.

Dihet se Fatmir Xhafaj nuk është ministër nën kontrollin e Edi Ramës. Ai ka zhvilluar disa vizita të nivelit të lartë në perëndim, duke nisur që nga SHBA, Britani e Madhe dhe Gjermani ku është konsideruar si njeriu kryesor për luftën kundër krimit dhe trafiqeve. Pas vizitës së tij në Britani, u kap kokaina e Maminasit, për të cilën qeveria doli me dy versione: një të Xhafës që deklaroi se kokaina u kap në bashkëpunim me partnerët dhe tjetri i Ramës se ajo u kap nga autoritetet shqiptare.

Z. Xhafaj ka nisur vetingun në polici dhe po liston bandat që qarkullojnë në vend duket vënë gishtin e akuzës mbi suksesin e mandatit të parë qeverisës dhe duke relativizuar lëvdatat që z. Rama I bënte Saimir Tahirit. 

Nuk ka munguar edhe ndonjë frazë e pakujdesshme, ndoshta qëllimisht, nga ndonjë ambasador sipas të cilit “Xhafa është një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e Edi Ramës”.

Duhet të nënvizojmë këtu – dhe këtë e themi me autoritetin e njohur që ka nuhatja e redaksisë së “Të Kripura” se loja me z. Xhafa zhvillohet kur shansi për hapjen e negociatave është i humbur për shkak të Francës apo ndonjë vendi tjetër. Në këtë kuadër z. Rama ka mundësinë që duke i dhënë një kauzë opozitës të zhvillojë luftë politike që largon vëmendjen nga debate për negociatata dhe ekonominë.

Sigurisht një nga sponsorët e këtij operacioni është ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, pa harruar edhe shërbime të huaja.

Z. Tahiri është simbol i dështimit dhe diskretitimit më të keq të ekipit të Rilindjes. Ai përfaqëson karrierën e parë të prishur në brezin e ri të politikanëve ndërkohë që i la trashëgim Shqipërisë vulën e kanabisit. Në prag të një arrestimi eventual të tij, PD-ja hodhi në qarkullim përgjimin e vëllait të ministrit për një çështje të ndodhur në vitin 2002. Këtë çështje opozita mund ta mbante hapur qëkurse qeveria mori pushtetin duke kushtëzuar Edi Ramën, por ajo bëri të kundërtën.

Kundrejt z. Xhafa dhe suksesit, e çka më shumë rëndësi, problemit që krijon besimi që kanë tek ai disa përfaqësues të huaj, u bashkuan disa interesa: nevoja për diversion e kryeministrit dhe për goditje ndaj imazhit të një ministri që nuk e kontrollon. Nevoja për diversion e ish-ministrit të Brendshëm dhe nevoja për kauzë nga ana e opozitës.

Nëse I besojmë kësaj të fundit, z. Tahiri ka qenë një ministër me infrastrukturë të ngritur përgjimesh dhe nuk është çudi as jolegjitim dyshimi se pas këtij audiopërgjimi të qëndrojë dora e tij. Por ky është spekullim për të cilin “Të Kripura” vë dorën në zemër e për të cilin i themi z. Tahiri: Na e bëj hallall se mund edhe ta kemi gabim.

Po pse kjo lojë? Për të fituar kohë, për të shmangur goditjen e peshqve të mëdhenj teksa duke larguar një ministër që akuzohet për vëllanë trafikant sapo kemi shpikur një peshk të madh. Dhe e fundit, për të zgjidhur me marrëveshje bashkëqeverisjen sipas modelit të vitit 2017.

Çdo përpjekje për autorësi të audiopërgjimit është për pasojë e dyshimtë, shumë e dyshimtë. Gati gati një lloj teatraliteti mediatik për të ndihmuar PD-në që u përdor keq për llogari të Lul Bashës. Duket sikur është shpenzuar shumë çka për këtë që ndodhi, por në fakt janë shumë pak para, në përgjues dhe ndihma falas e mediave që publikojnë çdo gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.