Xhafaj nuk ikën, por hetimet le të vazhdojnë

Postuar në 16 Maj, 2018 12:11

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për audiopërgjimin që Partia Demokratike pretendon se lidhet me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri e ka quajtur akt mashtrimi me një material joautentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe pengimi i hapjes së negociatave negociatave. Bindjen e tij kryeministri e bazoi në një ekspertizë të specializuar të materialit nga një prej studiove më të njohura ligjore sipas tij.

"Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga nje prej laboratoreve me te mire ne bote. Mua më mjarfton ajo përgjigje. Po bëj një parantezë, jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të influencuar hetimin, por më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromenteuse për minstrin e Brendshëm, por para një mashtrimi me një material jo autentik, me te cilin synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit të rrugës evropiane"

Rama tha se akuzat për ministrin e Brendshëm nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por ato nuk mund të neglizhohen dhe as të lihen me sqarimet e radhës. Sipas tij ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht dhe duhet të vazhdojë detyrën.

“Qoftë përgjigja që kam marrë nga analiza shkencore, qoftë informacionet e grumbulluara nga agjencitë partnere, këto më mjaftojnë mua për të krijuar bindjen se Ministri Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, por nuk e bëjnë aspak më urgjente hetimin shterues të prokurorisë"

Ai shtoi se në mungesë të një kërkese për ekstradim, Shqipëria nuk mund të vepronte ligjërisht për ndalimin dhe vëllait të ministrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.