Xhafa: Jam i pamposhtur

Postuar në 16 Maj, 2018 19:32

"Nëse mendoni se do më mposhtni e keni gabim". Ky ishte mesazhi që Fatmir Xhafa dha  në një konferencë të gjatë për shtyp ku "dekriminalizoi" veten nga situata juridike por edhe morale që ka shkaktuar çështja e vëllait të tij. 
Ai mohoi të ketë ndikuar në mosekstradimin e Agron Xhafës për të vuajtur dënimin në Itali dhe foli për një skenar ku opozita mund të jetë përdorur nga aktorë të tretë. Ministri i Brendshëm tha se vëllai i tij nuk eshte ai 16 viteve me pare, por nje njeri qe ka reflektuar, pa asnje cen kriminal gjate këtyre viteve. Nje elegji e panevojshme qe nuk ka pse t'i serviret publikut si çertifikatë pafajësie ne fakt. 

Xhafaj foli për diletantizëm të opozitës dhe një mashtrim publik të provuar nga një ekspertizë e specializuar ndërkombëtare, ndonëse ka shumë pikëpyetje se cila është agjencia që ka kryer verifikimin shkencor dhe si e ka kryer atë.  Këtë verifikim e përmendi edhe kryeministri Rama, mbi të cilin tha se kishte krijuar bindjen se Fatmir Xhafa nuk ka asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore.
I pyetur si do të përballet me presionin e opozitës, Xhafaj tha se këtë do ta bënte nga detyra e ministrit të Brendshëm, ndërsa deklaroi se kryeministri Rama nuk i ka kërkuar dorëheqjen. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.