Koha që të ndalet politika e ndryshimit të regjimeve me forcë ushtarake

Postuar në 15 Maj, 2018 19:44

Vendimi i administratës Trump për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin por vlerëoshet prej shumëkujt si një goditje ndaj instrumenteve diplomatikë në politikën e jashtme që po i rikthehet përpjekjeve për ndryshim ragjimi në vende ku SHBA shohin pengesa.

Në një shkrim të publikuar dje në revistën “Foreign Policy” vihet theksi pikërisht te ky aspekt i cili implikon një histori që përsëritet.

Autori Stephen Walt, një profesor në Harvard ka rendtur një sërë përpjekjesh të tilla që nuk kanë dhënë rezultatin e pritur. Grushti i shtetit në Iran në vitin 1953, kriza e Suezit e vitit 1956, aventura e Egjiptit në Jemen, pushtimi izraelit i Libanit në vitin 1982, luftërat e Sadam Huseintit, përpjekja e SHBA kundër këtij të fundit, rrëzimi i Gedafit dhe në fund kriza siriane, provojnë të gjitha një gjë: mund të rrëzosh një regjim dhe në fund të mos marrësh atë që pret nga ndryshimi.

Është një mësim që duhet të paralizonte politikat e forcës që ndiqen nga SHBA prej dekadash, por në fakt po ndodh e kundërta.

Sipas autorit ka shumë arsye për këtë që ndodh. Së pari goditja e një regjimi angazhon të tjerët që marrin masa të shmangin fatin e fqinjit. Së dyti, rrëzimi i një pushteti krijon premisa krize dhe përplasjeje civile, ndërkohë që nuk ka garanci që regjimet e reja të jenë besnike të financuesve të vet. Hamid Karzai në Afganistan dhe Nuri al Maliki  në Irak janë shembuj të qartë të atij që ja dredh edhe mirëbërësit të vet.

Asnjë popullsi nuk pëlqen të marrë urdhëra nga pushtues të armatosur, pavarësisht sesa dashamërise mund të kenë qenë synimet fillestare

thekson Walt.

Ky vëzhgim dhe kjo qasje janë fillesa e një paradigme të re në mendimin amerikan që ndoshta do të kërkojë kohë që të kanalizohet në vendimmarrjen e lartë. Nuk është fjala për pacifizëm, por për një realizëm që po i mungon politikës së jashtme e cila vijon të reflektojë dispozitën e lartë të forcës që ka aktualisht më shumë sesa analizën strategjike.

SHBA përballet me një bilanc dramatik të politikës së saj të jashtme në dekadën e fundit gjatë së cilës ajo po dëshmon një perëndim të autoritetit të vet i cili mbahej në këmbë falë forcës. Shqiptarët janë përfitues me fat të kësaj politike në rastin e Kosovës. Por edhe aty analiza e Walt ka vlerën e vet kur sheh se ekipi qeverisës i saj është njësoj si Hamid Karzai i Afganistanit: po për çdo gjë që thotë SHBA, vetëm në luftën ndaj korrupsionit ka Jo dhe kundërshtime.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.