Përmbyset skena politike në Irak

Postuar në 15 Maj, 2018 13:29

Nëse rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Irak do të konfirmohen, skena politike do të përmbyset. Koalicioni “Sairoon” i forcave të reformuara shiite me në krye klerikin Moqtada al-Sadr’s duket se do marrë kontrollin politik të vendit, të futur në një një konflikt të përgjakshëm fetare midis shiitë-ve, sunitë-ve dhe banorëve kurdë pas ndërhyrjes amerikane.

Moqtada al-Sadr’s i njohur ndryshe si kleriku i luftës udhëhoqi trupat që luftuan trupat britanike dhe amerikane në Irak. Ushtria e tij kreu një kryengritje brutale dhe të kushtueshme kundër trupave të koalicionit gjatë luftës civile 2006-2008 dhe ofroi një shpërblim për çdo ushtar britanik të kapur. Al-Sadr’s ka kundërshtuar dhunën kundër irakianëve, ndërsa në vitin 2008 urdhëroi forcat e tij të bëheshin një grup humanitar.

Fitorja e koalicionit të udhëhequr prej tij  është një befasi e mërzitshme për Haider al-Abadi, i mbështetur nga Perëndimi. Koalicioni “Sairoon” i Moqtada al-Sadr dhe militantëve  të reformuar shiitë kryeson në tetë nga 18 krahinat e Irakut dhe është i dyti në katër të tjera.

Ai është një nga udhëheqësit shiitë që kanë mbajtur distancë nga Irani fqinj, i cili është përpjekur të ndikojë në politikën e Irakut dhe të shtrijë influencen në të gjithë rajonin. Al-Sadr, 44 vjeç, ka kërkuar të zgjerojë mbështetjen e tij rajonale. Vitin e kaluar, ai u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite, një aleat i madh rajonal i SHBA që kundërshton ashpër Iranin.

Në vitin 2015 një grup të rinjsh filloi protesta nën moton, bukë, liri dhe laicizëm. Shumë shpejt, lëvizjes së al-Sadr i bashkuan edhe forcat laike, si  komunistët, socialdemokratët pavarësisht nga fakti se deri në atë kohë i quanin të pafe. Por shpejt ata e kuptuan se duhet të ketë reforma ekonomike dhe tejkalimin e sistemit sektar të Irakut. Dhe kështu, të gjithë së bashku, ata zbritën nëpër rrugë".

"Njerëzit janë vetëm lodhur nga grindjet ndërmjet shiitëve, sunitëve dhe kurdëve"- thonë ekspertët. Al-Sadr donte diçka të re, një shtet të përbashkët kombëtar. Tashmë  suksesi i koalicionit konsiderohet shuplakë ndaj partive të establishmentit politik. Shumë prej tyre kanë shpenzuar miliona dollarë për të blerë votuesit thotë gazeta irakiane Al Madda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.