Fondacioni "Soros" largohet nga Hungaria

Postuar në 15 Maj, 2018 11:08

Fondacioni i miliarderit amerikano-hungarez George Soros, i njohur për financimin e një serie e organizatash jo-qeveritare, ka njoftuar largimin nga Hungaria, në përgjigje të politikave "represive" të qeverisë së  Viktor Orban.

"Të ballafaquar me një ligj politik dhe mjedis gjithnjë e më represiv në Hungari, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (OSF) zhvendos aktivitetet dhe stafin nga Budapesti në kryeqytetin gjerman"- thuhet në njoftimin e institutit të themeluar nga George Soros.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i cili u rizgjodh triumfalisht në zgjedhjet parlamentare akuzon miliarderin, George Soros se kërkon të përmbytë Hungarinë dhe në veçanti Europën Lindore me emigrantë.

Parlamenti hungarez do të shqyrtojë në javët e ardhshme një paketë të re ligjesh të emërtuara "Stop Soros" ku parashikon  ndër të tjerash kontroll më të rreptë mbi fondacionet dhe taksimin e organizatave joqeveritare. Të gjitha këto masa legjislative janë kritikuar rreptë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Fondacioni u themelua nga George Soros në vitin 1980, me një prani në disa vende. Në  Hungari, Fondacioni shpenzon rreth një milion dollarë në vit për mbështetjen e 30 OJQ-ve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.