Rave party kundër qeverisë (Video)

Postuar në 14 Maj, 2018 10:43

Dy prej klubeve më të mëdha në Tbilisi,  Bassiani dhe Cafe Gallery, ishin në shënjestër të policisë gjeorgjiane me pretekstin e trafikut të drogës, akuza që janë hedhur poshtë nga dy qendrat e argëtimit. Mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë, në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Giorgi Kvirikashvili dhe ministrit të Brendshëm.

Demonstruesit flasin për një "fushatë" të nxitur nga forcat politike të krahut të djathtë për të diskredituar klubet, të cilat janë ndër më të njohurit në skenën evropiane të muzikës, si dhe njerëzit progresivë që flasin kundër homofobisë dhe konservatorizmit të qeverisë.

Ligji mbi drogat në Gjeorgji është shumë i fortë, pasi i lejon policisë të ndalojë këdo edhe kur nuk është i dyshuar për ta kontrolluar ndërkohë që shumë persona janë dënuar për sasi të vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.