Me fjalorin e burgut!

Postuar në 11 Maj, 2018 18:01

Çështja e Fatmir Xhafës vijon të pompohet fort nga PD që ka avancuar së fundmi në akuza penale për ministrin e Brendshëm dhe denoncim te partnerët ndërkombëtarë. Sali Berisha ka folur për burg, kur ai vetë është përballë një presioni penal që mund të projektohet nga ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë. 
Në një intervistë për Tv Klan ai ka kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, duke ndjekur strategjinë e shantazhit. 
"Ministri Xhafaj jo duhet të japë dorëheqjen, por duhet të shkojë në kokërr të burgut për veprimet që ka kryer. Më dukej sikur po shihja në krye të parlamentit Agron Xhafën me Aldo Baren”- deklaroi Berisha. 
Nga ana tjetër një deklaratë e ambasadorit amerikan ka ekspozuar kryeministrin Rama  lidhur me Fatmir Xhafën, i cili duket se është jashtë kontrollit të tij. Edi Rama është munduar të justifikojë me një lojë fjalësh nxjerrjen bllof nga ambasadori Lu, i cili i ka kërkuar kryeministrit të flasë në emër të tij dhe jo të ambasadës amerikane. 
Ndërkaq opozita kërcënon me revoltë popullore për të kushtëzuar një lloj bashkëqeverisjeje si opsion. "Kjo çështje, absolutisht nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të krrehen me forcën e një uragani popullor këto kalbësira që nuk kanë ligj dhe as parim, përveç interesave kriminale të tyre dhe të familjarëve të tyre"-deklaroi ndër të tjerash Berisha. Ajo që duket qartë është se Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm  nuk i rri mirë as zotit Rama dhe as dyshes Berisha-Basha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.