Bashkia merr në dorë administrimin e pallatit, pasi banorët dështojnë të zgjedhin administratorin

Postuar në 11 Maj, 2018 22:14

Bashkia e Tiranës ka nisur të marrë nën kontroll administrimin e pallateve, banorët e të cilëve nuk kanë arritur të zgjedhin asambletë dhe administratorin. Një rast i tillë është njoftuar në njësinë numër 5 në Tiranë, kur përmes një njoftimi zyrtar, kryebashkiaku Erjon Veliaj, bën me dije se procedurën për kontraktimin e një shoqërie administrimi do ta bëjë Bashkia dhe deri në atë moment, ai personalisht do të jetë administrator. Në shkresën përkatëse, Veliaj referon ligjin duke deklaruar kështu hyrjen në të drejtën e komunitetit që ka dështuar të përmbushë një detyrim ligjor,

Mbetet për t’u parë sesi do të përzgjidhet kompania administruese, nëse do të ketë garë apo jo, pasi referenca ndaj ligjit do të duhet të shkojë dora dorës me një procedurë transparente. Një shembull i mirë për komunitetet që të nisin e të merren vesh për të mos lejuar që administrimi i hapësirës të kalojë nga pushteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.