Klimë e mirë apo klimë e keqe për biznes? Investitorët e huaj me qëndrime të ndryshme

Postuar në 10 Maj, 2018 19:59

Përfaqësues të kompanive gjermane të materialeve të ndërtimit pohojnë se e shohin me optimizëm tregun shqiptar. Megjithëse flasin për të njëjtin treg, ata sjellin një perceptim të ndryshëm nga bizneset e Dhomës Amerikane, që pretendojnë për një përkeqësim të klimës së biznesit. 

Vetëm dy vjet më parë përfaqësues të biznesit gjerman, madje edhe ambasada gjermane, dilnin me kritika të forta dhe akuza për korrupsionin në administratë. Diçka duket se ka ndryshuar në perceptimin e tyre, ndërkohë që Dhoma Amerikane ka patur prej kohësh mendim të ndryshën. Madje edhe lobimi në paketën fiskale ka qenë i orientuar drejt uljes së taksave.

Politikë ose jo, fakt është se kemi disa vlerësime për të njëjtin vend dhe të njëjtën qeveri, nga investitorë të ndryshëm. Diçka jo shumë e zakonshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.