SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Postuar në 08 Maj, 2018 21:00

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Kjo ishte data e fundit për Trump që të shprehej në këtë kuadër dhe ai ka bërë atë që kishte deklaruar: tërheqjen nga marrëveshja e firmosur nga Obama. Sipas Trump marrëveshja është e kalbur dhe turp për të si qytetar. Ai ka riaktivizuar sanksionet që u hoqën me marrëveshjen duke krijuar polarizime të mëdha në Lindjen e Mesme.

Marrëveshja parashikonte kufizimin dhe arsenalit bërthamor iranian, më konkretisht uranit të varfëruar që duhet për të ndërtuar një reaktor bërthamor apo edhe armë bërthamore. Irani po ashtu ra dakord që të çmontonte një impiant të ujit të rëndë.

Nuk është e qartë nëse lëvizja e Trump është taktikë e ngjashme me atë të ndjekur në rastin e Koresë së Veriut, ku pas një ashpërsimi verbal, befas Trump ndërmjetësoi një paqe mes dy Koreve, pa shpjeguar ndërkohë se çfarë konçesionesh I ka bërë Phenianit.

Në çdo rast, veprimi i Trump është mbështetur vetëm nga Izraeli ndërsa vendet e tjera të Europës kanë shprehur keqardhje.  Në palën iraniane është krijuar mosbesim i thellë që mund të dëmtojë çdo proces në të ardhmen. Në një shkrim të revistës “Foreign Policy”, përcillet klima e krijuar në radhët e Gardës Revolucionare të Iranit që e konsideron besimin se SHBA do t’i përmbahej marrëveshjes së vitit 2015 si naivitet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.