Turqia furnizohet me 6 nëndetëse ofensive nga Gjermania

Postuar në 08 Maj, 2018 20:06

Kompania  ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS) do t’i dorëzojë Ankarasë gjashtë nëndetëse ofensive të cilat janë bashkëprodhim me një kompani turke. Pëlqimi për ndërtimin e tyre ishte dhënë në vitin 2009 nga qeveria gjermane.

Sipas ARD, ndërtimi i nëndetëseve të klasit 214 kishte filluar në 2015 dhe kishte vazhduar edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi. "Armatimet që i janë dhënë Turqisë në formën e nëndetësese agresive janë plotësisht të përshtatshme për një ofensivë turke në Mesdhe"- tha Sevim Dağdelen, zëdhënëse e partisë, Die Linke.

Eksportet e armëve gjermane  në Turqi shkaktuan debate të forta pas publikimit të fotografive të sulmit ndaj milicisë kurde në Siri me tanke Leopard të prodhimit gjerman. Asokohe, ministri i Jashtëm Zigmar Gabriel tërhoqi ofertën e tij për të përmirësuar tanket turke të prodhimit gjerman.

Sipas ARD në fillim të 2018, qeveria gjermane pezulloi ekzekutimin e parë të kontratave për forcimin e flotës së  automjeteve të blinduara të Turqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.