CEZ bën lëmsh edhe politikën bullgare

Postuar në 08 Maj, 2018 15:44

CEZ, kompania çeke që operon në fushën e energjetikës vazhdon të krijojë probleme në Bullgari. Agjencia bullgare e lajmeve, BTA, njofton se shitja e aksioneve të CEZ ndaj një kompanie të dyshimtë vendase ka provokuar debate të forta politike. Bëhet fjalë për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilin CEZ ka menduar ta kalojë drejt një kompanie të quajtur Pazardjik që zotërohet nga Ginka Vubarkova.

Qeveria bullgare vendosi të ndërhynte në transaksion, por mandej u tërhoq, ndërkohë që një Komitet Ad Hoc i ngritur nga Parlamenti u mor me këtë çështje.

Vlera e shitjes së aksioneve thuhet se është 342.5 milionë euro, por nuk ka asgjë zyrtare. Komiteti Ad Hoc ka shtyrë miratimin e raportit hetimor me idenë e miratimit të tij me konsensus. Ky konsensus po kërkohet ndërkohë që disa parti politike kanë gjykuar se raport përmban paragjykime.

Në çdo rast, emri i CEZ në Ballkan asociohet me dështimin, pasi edhe në Shqipëri kompania çeke i la Shqipërisë një gropë të madhe dhe një skandal që përfshin të dyja palët politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.