“Nuk e dua Trump në funeralin tim”

Postuar në 06 Maj, 2018 12:34

Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral. 
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence. 

Mediat kujtojnë mungesë  e Trump edhe në funeralin e Barbara Bush, e cila u argumentua me faktin e rrëmujës që mund të sillte siguria e shtuar e presidentit. Në vend të tij ishte bashkëshortja, Melania.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Sikur te bente dhe stari i letersise shqiptare nje deklarate te tille!!! Si do qe ta trajtosh ne kendveshtrimin emocional apo ne ate racional ai duhet te mbaje nje qendrim qytetari, gje qe nuk ka per ta bere kurre, se e tille ka qene jeta e tij e ngurtesuar, e kalcifikuar dhe e padefinuar ne kufirin e kurverimit dhe interpretimit te godoshit e dashnorit politik qe ka flirtuar me te gjithe te pushtetshmit. Per njerzit dhe vecanerisht rritur e per te treguar ststusin e tij e per te te orjentuar intelektualisht dhe analitikisht duhet te kete nje ndjenje perceptimi te vetedijshem, te ndergjegjshem, te pergjegjsise dhe modelit te qytetarit per te mbajtur qendrim perpara se ti dali shkuma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.