Gjermania ndryshon prioritetin: Siguria kombëtare në plan të parë

Postuar në 04 Maj, 2018 10:26

Siguria kombëtare në plan të parë. Ky është synimi i riorganizimit të ushtrisë gjermane që njoftohet sot nga media vendase. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” shkruan për një raport zyrtar sipas të cilit ministrja Ursula von der Leyen synon riorganizmin e ushtrisë, përqendrimin në sigurinë kombëtare pa hequr dorë nga angazhimet jashtë kufirit.

Për më shumë sesa një dekadë Bundeswehr është përqendruar kryesisht në dislokimet jashtë, përfshirë detyrat paqeruajtëse në shumë zona konflikti. Por në të ardhmen, mbrojtja kombëtare dhe aleancat ndërkombëtare duhet të kenë të njëjtën vlerë

citohet raporti.  

Parashikohet shpenzimi i rreth 49 miliardë eurove që do të shërbejnë për ristrukturimin, armatimin, përmirësimin e mjeteve të transportit si dhe në trajnimin e personelit. Deri më tani plani është kundërshtuar nga socialdemokratët, por vendimi final pritet të merret më 4 korrik.

http://www.dw.com/en/german-military-set-to-be-rebuilt-around-national-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.