Filipine/Zbulohet prania e hominidëve 709 mijë vjet më parë

Postuar në 03 Maj, 2018 12:26

Historia e njeriut modern duket se nuk është shkruar ende ashtu siç ka qenë në realitet. Zbulimet e njëpasnjëshme të bëra në vitet e fundit hedhin dritë për fillime shumë më komplekse nga sa është besuar deri më tani. Dhe një nga këto dilemma përbën datimi.

Një zbulim i fundit në Filipine e vendos praninë e njeriut, apo të hominidiëve që jo domosdoshmërisht janë Homo Sapiens, në hapësirën mes 631 mijë  - 777 mijë vjet më parë me vlerësimin më optimal në 709 mijë vjet. Kjo kohë është përpara kohës kur mendohet se ëstë shfaqur specia jonë.

Artifaktet që konsistojnë në vegla guri dhe kocka të një rinoceronti që ka shërbyer si ushqim u gjetën në ishullin Luzon dhe sipas drejtuesit të kërkimit, Thomas Ingicco nuk është e qartë se cili “është kushëriri ynë primitiv që ka lënë gjurmën e tij në këtë zonë”.

Ky është një zbulim që tejkalon Homo Floresiensis të vitit 2004 që dëshmon praninë e hominidëve qindra mijëra vjet më parë në ishullin Flores ndërkohë që në vitin 2016 u njoftua gjetja e veglave në Sulaëesi, një ishull në Indonezi që datojnë të paktën 118 mijë vjet më parë, pra 60 mijë vjet më herët sesa mbërritja e njerëzve modernë.

Me këto të dhëna plotësohet një tjetër kuadër që na thotë se njerëzit primitivë, që kanë jetuar më herët sesa homo sapiens, ishin në gjendje të kalonin detin apo oqeanin.

https://news.nationalgeographic.com/2018/05/stone-tools-rhinoceros-luzon-philippines-ancient-hominins-science/?utm_source=Facebook&utm_medium=Social&utm_content=link_fb20180502news-firsthumansphilippines&utm_campaign=Content&sf188528094=1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.