"Nuk duam të jemi polici i botës"

Postuar në 01 Maj, 2018 15:24

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar të tjera ndryshime në politikën e jashtme, kur është shprehur së fundmi se “vendi ynë nuk ka dëshirë të jetë polici i botës”.

Përherë e më shumë ne nuk dëshirojmë të jemi polici i botës. Ne kemi shpenzuar sasi të jashtëzakonshme parash në dekadat e mëparëshme në policimin e botës dhe kjo nuk duhet të jetë prioriteti ynë. Ne duam të jemi policë të vetvetes. Ne duam të rindërtojmë vendin tonë

citohet të jetë shprehur Trump gjatë një conference për shtyp me presidentin nigerian, Muhammadu Buhari.

Ky qëndrim ishte në përgjigje të pyetjes nëse SHBA do të dërgojë ose jo trupa në Nigeri, ku vepron grupi Boko Haram. Politika e re e Trump e zhvendosjes së vëmendjes në interesa e më tej në vlera që përbëjnë aspektin teorik të politikës së jashtme, duket se konfirmon një politikë tërheqjeje nga shumë angazhime të mëparëshme. Trump po përqendrohet në zonat e interesit të pastër amerikan një prej të cilave edhe situata në Kore.

I pyetur edhe mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, ai ka deklaruar se

Tërheqja e SHBA nga marrëveshja me Iranin do të ishte një sinjal pozitiv për Korenë e Veriut

Trump ka deklaruar se mund të takohet me Kim Jong-un në zonën e demilitarizuar ose në Singapor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.