Tensioni në Lindjen e Mesme

Postuar në 30 Prill, 2018 18:06

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei akuzoi të hënën SHBA se po përpiqet për të zgjeruar krizën rajonale duke nxitur tension mes Arabisë Saudite dhe Teheranit. "Një nga mënyrat për të provokuar Iranin është të nxisin udhëheqësit pa përvojë të  rajonit. Qëllimi i tyre është që të thellojnë krizën rajonale dhe të nxitur muslimanët për të luftuar kundër muslimanëve" - tha Ajatollah Ali Khamenei.

Irani ka denoncuar bashkëpunimin mes Arabisë Saudite dhe SHBA-së si një aleancë që kërkon të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme. Por Teherani thotë se do të vazhdojë të jetë i pranishme në rajon, pavarësisht presionit të Uashingtonit për të frenuar ndikimin e Iranit.

"Sekretari amerikan Mike Pompeo, i cili u takua me Mbretin e Arabisë Saudite Salman në Riad tha se Shtetet e Bashkuara janë  thellësisht të shqetësuar në lidhje me veprimet e "destabilizuese" të Iranit në Lindjen e Mesme. "Komentet e Pompeo-s për Iranin janë të pabaza. Për sa kohë që qeveritë legjitime të vendeve në rajon kanë nevojë për ndihmën tonë, Irani do të mbeten në këto vende"- tha ai në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Gasemi.

Më herët në një dalje publike kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paraqiti mbi 100 mijë dokumente të siguruara nga shërbimet sekrete izraelite që sipas tij provojnë se regjimi i Teheranit ka gënjyer dhe se po e zhvillon programin bërthamor në fshehtësi. Ndërsa  presidenti amerikan Donald Trump, tha se situata është e papranueshme dhe se një vendim do të merret brenda 12 majit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.