Opozitë që fishkëllen opozitën

Postuar në 29 Prill, 2018 18:58

Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar, ku legalizoi ndryshimet në statut. Një hap më shumë drejt kontrollit të plotë të Partisë nga Lulzim Basha. Tjetër gjë mund të pritej nga një opozitë që ka përballë një qeveri me shumë defekte, aq më tepër në mandatin e saj të dytë. Zërave që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha delegatët iu përgjigjën me fishkëllima, gjest që mesa duket vazhdon të jetë konstituimi filozofik i partive politike, përfshi edhe i Partisë Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit. Një opozitë që fishkëllen opozitën brenda vetes, rekord i patjetërsueshëm antidemokratik që trashëgohet nga kryetari në kryetar. Më poshtë është fjalimi i Eduard Selamit që u fishkëllye në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Fjala e Eduard Selamit 

Edhe në momentet më të vështira kur jemi ndarë me njeri-tjetrin, gjithmonë na kanë bashkuar vlerat e përbashkëta. Ne u bëmë shpresa e të rinjve shqiptarë dhe për të thënë të vërtetën nuk ka krenari më të madhe për ne. PD ishte atëherë promotore e integrimit. Ka një përputhje që kur PD ka qenë parti e vlerave, Shqipëria ka ecur përpara.

PD nuk ka pasur problem statuti. Nga 1995 ka problem me demokracinë e brendshme, ka problem me respektimin e statutit, jo me statutin. Në dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja. Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë.

Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë.

Janë anëtarët e PD që do e votojnë kush do i përfaqësoje në këshill bashkiak, në palrament dhe kjo nuk është në statut, prapë kryetari do i zgjedhi, do jetë lista e kryetarit prapë. Unë e kam thënë…(fishkellehet) Selami pergjigjet: Ç’punë ka Rama me statutin mor vlla, do që unë të iki? Unë s’kam ndër mend të iki se në 95 kërkuat ikjen time dhe vajti ku vajti Shqipëria”.

Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.

Në prill shkarkoi 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga tv, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.

Për këtë brohorisni ju? Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.

Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni.

Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni. Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.