Masakër në Kabul, vritet fotoreporteri i AFP dhe kolegë gazetarë

Postuar në 30 Prill, 2018 18:34

Të paktën 36 vetë u vranë, me të cilëve 8 gazetarë në një sulm të dyfishtë vetëvrasës që ndodhi të hënën në mëngjes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.  Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik.

Shënjestër e xhihadistvë këtë herë duket se kanë qenë përfaqësues të shtypit, pasi kamikazi i dytë e shpërtheu eksplozivin pak minuta pasi gazetarët dhe fotoreporterët  kishin mbërritur në vendin e shpërthimit për të raportuar lajmin. Sulmi i parë ndodhi në zonën ku janë ambasada amerikane, selia e NATO-s, dhe një numër ndërtesash qeveritare. Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë 8 gazetarë, mes tyre një grua, drejtore e Komisionit të Sigurisë për Gazetarët Afganë.

Në mesin e viktimave është edhe Mara Shah të, kreu i agjencisë AFP në Kabul. Mara ka punuar për AFP që nga viti 1996 dhe ka mbuluar ndërhyrjen amerikane në Afganistan në vitin 2001. Mes viktimave janë gazetari i BBC në Afganistan, dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë, si edhe disa gazetarë të mediave afgane..45 të plagosurit e tjerë nga sulmi i dyfishtë,  janë çuar në spitalet e qytetit për ndihmë të parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.