Deputeti gjerman, Frei: Çështja "Tahiri", kriter për hapjen e negociatave

Postuar në 30 Prill, 2018 10:54

Deputeti gjerman i CDU-së, Thorsten Frei, deklaron se çështja “Tahiri” është kusht për negociatat dhe se ajo është referuar qartë para palës shqiptare gjatë vizitës së kësaj të fundit në Gjermani. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Frei thotë se PS-ja mori në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimi Tahiri, duke mos lejuar një proces të plotë gjyqësor ndaj tij.

Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit

citohet nga “Panorama” Frei.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Bar do hame por Tahirin nuk e leshojme! Nqs partia Socialiste ruan principet e vjetra, OK! Por mos te mendojne se mund te perfitojne nga BE, nqs nuk kryejne detyrimet ndaj te fuqishemve te BE! Te zgjedhin mes barit dhe kerkesave te disa anetareve te BE!

Eshte e vertete qe Shqiperia nuk eshte ideatore e krimit te organizuar dhe e korrupsionit! Keto viruse na i futen aleatet tane strategjike! Por i kemi hipur ketij kale tani! Duhet te pranojme lojen e tyre, sepse jemi bere lolot e tyre tashme! Edhe veshtire se meritojme me teper!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.