Bankat "sabotojnë" programin IPARD për bujqësinë

Postuar në 30 Prill, 2018 17:10

Edhe pse fondet që jep Bashkimi Europian në fushën e bujqëisë janë në vlera të konsiderueshme, ato rrezikojnë të mos përpthithen nga të gjithë. Shkak për këtë është fakti që granti i dorëzohet fermerit pas përfundimit të investimit.

Nga ana e saj Minsitria e Bujqësisë kërkon marrëveshje me bankat që ato që ato të marrin si kolateral marrëveshjen e femerit me Agjencinë e Zhvillimit Rural Buqjësor. Kjo e fundit del përfitues i IPARD dhe në këto kushte investimi do të bëhej me paratë që merren nga kredia dhe ajo të shlyehej me grantin e BE-së

Sipas Tv Klan, qeveria shqiptare dhe BERZH kanë krijuar një fond garancie për sektorin e bujqësisë, ku shteti granaton bankat për riskun e huasë, dhe përqindja e interesit është e vogël. Fondet Ipard, llogariten në rreth 74 milion euro dhe nëse nuk do të ketë garanci nga bankat rrezikojnë të digjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.