Shkencëtarët britanikë mendojnë se teoria e Multiversit duhet konsideruar si model i ri shpjegimi

Postuar në 29 Prill, 2018 16:25

Shkencëtarët britanikë mendojnë se ideja e multiversit, apo ndërveprimit të disa universeve mund të konsiderohet si mundësi shpjegimi për atë që njihet si Zona e Ftohtë. 

Zona e Ftohtë është një rajon në Sfondin Kozmik Mikrovalor që shfaq anomali termike. Ky i fundit është një relike e Big Bang-ut dhe mbulon të gjithë qiellin. Ai karakterizohet nga një temperaturë -270.43 gradë C dhe në të ka disa anomali. Një prej tyre është Pika apo Zona e Ftohtë e cila ka temperaturë 0.00015 gradë C më të ftohtë se mjedisi që e rrethon. Sipas kërkuesve të universitetit të Durham, teoria se Pika e Ftohtë është një zonë superboshllëku nuk shpjegon këtë rënie temperature. Edhe nëse supozohet si deri më tani se kjo zgavër mund të jetë miliarda dritë në diametër.

Identifikimi i zgavrës dhe lidhja e saj me Pikën e Ftohtë bëhej duke vëzhguar ndryshimin e ngjyrës – efekti Doppler – që shkon drejt spektrit të së kuqes. Kërkuesit në fjalë thonë se matjet sipas kësaj metode kanë pasiguri të mëdha. Kësaj radhe u përdorën të dhënat e marra nga tjetërsimi i ngjyrës nga 7000 galaktika njëherësh që u përpunuan përmes një spektrografi të vendosur në teleskopin anglo-australian. Sipas dy kërkuesve, Mackenzie dhe Shanks nuk u vëzhgua asnjë boshllëk i stërmadh që të mund të shpjegojë temperaturën anormale që manifestohet në Pikën e Ftohtë, kuptohet sipas modelit standard.

Po kështu u vu re se Pika e Ftohtë si rajon është I ndarë në boshllëqe të vogla që rrethohen nga grupe galaktikash. Kjo është pak a shumë si pjesa tjetër e university, por pikërisht ky vëzhgim e bën edhe më të pakuptueshëm atë që ndodh me temperaturën.

Boshllëqet që kemi gjurmuar nuk mund të shpjegojnë Pikën e Ftohtë sipas kosmozlogjisë standarde. Ka mundësi që një model jo-standard të propozohet për t’u lidhur të dy në të ardhmen

është shprehur Mackenzie.

Si të shpjegohet atëherë kjo anomali termike në një hapësirë të stërmadhe? Sipas studiuesit Shanks nuk mund të përjashtohen edhe teoritë ekzotike, siç quhen ato që sugjerojnë diçka që I afrohet më shumë imagjinatës.

Ne nuk mund të përhjashtojmë tërësisht se Pika është krijuar nga një fluktacion I rrallë që shpjegohet me modelin standard. Por nëse kjo nuk është përgjigje, atëherë ka shpjegime më ekzotike. Ndoshta më emocionuesi është ai sipas të cilit Pika e Ftohtë u krijua si pasojë e një përplasjeje mes universit tonë dhe një tjetër universi. Kjo do të ishte prova e parë e multiversit – dhe miliarda universeve që mund të ekzistojnë si ky yni

shprehet Shanks.

Një qasje që bëhet në kushtet kur anomalitë si kjo e vënë shkencën para të panjohurës thuajse absolute e duke e detyruar të rikonsiderojë teori që deri më tani nuk pranohen si pjesë e shpjegimeve konvencionale.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.