25 mijë m2 tokë pyll në Razëm e falsifikuar

Postuar në 27 Prill, 2018 22:21

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi sekuestron preventive për mbi rreth 25 000 m2 tokë pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe. Hetimi i krimit financiar në Prokurorinë e rrethit zbuloi se kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Sipas Prokurorisë 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, është kthyer me dokumenta  të falsifikuara. Ajo që bie në sy është procedimin penal është regjistruar në mars 2016, por  është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër vetëm në 25 prill 2018.

Hetimet vazhdojnë  për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave”.

Ky hetim vjen pas skandalit të tokave në Kavajë dhe Lezhë, ku pati dhjetra arrestime, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Frran Frrokaj. Para pak javësh qeveria shpalli edhe një verifikim të titujve të pronësisë në bregdet me pretendimin se mijëra hektarë ranishte janë tjetërsuar si tokë arë. Madje në cilësinë e anëtarit të Bordit të Task Forcës, Artan Lame tha se shteti do të ndjekë ligjërisht të gjitha shkeljet, ku megjithatë nuk do të preken ata investitorë që e kanë blerë tokën në mirëbesim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.