Ambasada në Jeruzalem, Turqia propozon mekanizëm bashkëpunimi BE-Konferenca Islamike

Postuar në 27 Prill, 2018 10:45

Turqia synon të riaktivizojë mekanizmin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian me synim frenimin e vendimit të SHBA për të zhvendosur ambasadën e vet në Izrael, drejt Jeruzalemit. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, pritet të diskutojë idenë turke gjatë takimit të sotshëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm palestinez, Riyadh Malki dhe sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Bashkëpunimit Islamik Yousef Al-Othaimeen.

Ankaraja zyrtare mendon që bashkëpunimi të institucionalizohet mes BE-së dhe Konferencës për të rritur peshën e presionit diplomatik ndaj SHBA-së së Donald Trump. SHBA mendon të bëjë zhvendosjen e pjesshme të ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem në datën 14 maj dhe aty do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë përfshirë Sekretarin për Thesarin.

Takimi i fundit mes BE-së dhe Konferencës Islamike u zhvillua në vitin 2002 dhe ka pak shpresa që nisma turke të ketë sukses.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.