Tusk jep vlerësime, por jo garanci

Postuar në 24 Prill, 2018 14:31

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka nisur turin ballkanik një javor që do të shërbejë për përgatitjen e samitit të Sofjes më 17 maj. Në fjalën e mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Tusk ka shprehur mbështetjen e plotë personal për aspiratën e Shqipërisë, por nuk ka munguar të kujtojë se hapja e negociatave është një process i vështirë dhe me pengesa.

Dua ta nis duke e përgëzuar popullin shqiptar për rekomandimin. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë shumë punë. Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Kjo është ajo që unë besoj thellësisht. Një tjetër sfidë është të binden të gjitha shtetet anëtare për të hapur negociatat. Kjo do t’i ngjajë më shumë një rruge me pengesa sesa një autostrade. Sot mund të them se me bindje se jam optimist kur bëhet fjalë për këtë perspektivë afatgjatë. BE deri tani është donatorja dhe partnerja tregtare më e madhe. 78 % e eksporteve shqiptare në BE, 14% te fqinjët, Kina 3% dhe Turqia 1%. Më 17 maj samiti do të mbledhë udhëheqësit e rajonit. Aty dyhet të përcaktohen mënyrat për të përmirësuar lidhjet me dhe brenda rajonit

tha ai.

Me konsiderratën lehtësuese për qeverinë shqiptare, presidenti i KE-së ka lënë të kuptohet qartë se në Europë nuk janë të bindur të gjithë për hapjen e negociatave. Franca dhe Gjermania jaën dy vende që kanë fjalën kryesore në këtë përpjekje që do t’I kushtojë qeverisë shqiptare. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse ndonëse presidenti vlerëson përmbushjen e detyrimeve nga Tirana zyrtare, arsyet që e kundërshtojnë hapjen e negociatave lidhen pikërisht me rezervat ndaj vendit tonë, sidomos për korrupsionin dhe kriminalitetin. Dhe këtu ka të dhëna konkrete dhe nuk kemi të bëjmë me perceptim. Mbetet që qeveria shqiptare të bindë Francën dhe Gjermaninë se ajo ka vërtet vullnet për të çrrënjosur korrupsionin dhe të luftojë kriminalitetin, p.sh duke dhënë shembuj të peshqve të mëdhenj që vazhdojnë t’i mungojnë peshores së drejtësisë. Komisione Europian vetëm sa dha rekomandimin për hapjen e negociatave, por do të jetë Këshilli ai që do të vendosë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.