Ton tjetër në Beograd nga kryeministri belg

Postuar në 25 Prill, 2018 11:43

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka luajtur sërish me mesazhet ndaj Europës duke shfrytëzuar një takim të tijin me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel. Ky i fundit ka qenë në Beograd pas vizitës që zhvilloi në Tiranë, e ku në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, Edi Rama, la të kuptohej se vendimi për hapjen e negociatave është ende në process shqyrtimi. Nga ana e tij, Vuçiç ka hedhur tezën se “Michel ka sjellë disa propozime të reja” të cilat siç tha ai do të bëhen publike kur të integrohen si pjesë e politikave të BE-së.

Ai nuk e ka fshehur se çështja kryesore është dialogu me Prishtinën duke nënvizuar se pavarësisht dallimeve “e rëndësishme është që të vihet në krye axhenda e BE-së në rajon”.

Rëndësia e Belgjikës është shumë më e madhe nga sa rajoni ynë arrin të kuptojë

tha Vuçiç.

Ai ka ndarë për mediat mendimin e Michel sipas të cilit

Serbia duhet të jetë një ndër prioritetet e BE-së

Rolin e lojtarit kyç në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serbia duket ta ketë marrë të paktën meditikisht, pasi tashmë fqinji ynë vizitohet rregullisht nga përfaqësues të nivelit të lartë dhe përmendet në tuajse të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë. Një arsye që duket se kryeministri belg ka për të vlerësuar Serbinë janë edhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën tregëtare. Por theksimi i rolit të Serbisë përbën një trajektore të qëndrueshme tanimë që me gjasë do të shërbejë si standard për matjen e ecurisë edhe të vetë rajonit.

Ju jeni një faktor kyç sepse ju keni rëndësi rajonale. Ju jeni jashtëzakonisht të rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen e BE-së

citojnë mediat serbe kryeministrin belg. I cili duket se në Beograd ka përcjellë mesazhe krejt të tjera nga ato që dëgjuam në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.