Rritet urrejtja për gazetarët në Perëndim

Postuar në 25 Prill, 2018 12:33

Liria e shtypit u përkeqësua vitin e kaluar në të gjithë botën, ndërsa klima e urrejtjes ndaj gazetarëve, e cila është kultivuar kryesisht në Evropë dhe SHBA kërcënon demokracitë perëndimore.Kështu thotë raporti vjetor i organizatës joqeveritare, Reporterët pa Kufij (RSF), ku liria e shtypit, siç përshkruhet në raport është e zymtë.

Lista përfshin 21 vende ku situata është "shumë serioze".  Gjuha e urrejtjes dhe sulmet kundër shtypit nuk janë të kufizuara vetëm në vendet me regjime autoritare, si Egjipti, Kina dhe Koreja e Veriut. Kështu katër vende evropiane kanë përkeqësuar raportin e tyre me lirinë e medias.

Republika Çeke, ku Presidenti Miloš Zeman u shfaq në një konferencë shtypi me një kallashnikov të rreme me mbishkrimin "për gazetarët”.

Sllovakia, ku ish-kryeministri Robert Fico i quajti gazetarët "prostituta të pista antisllovake" dhe "hijena budallaqe"

Maltë, ku gazetarja Daffy Carouana Galicia u vra në një atentat

Serbia ku ka një shtimi të sulmit ndaj gazetarëve anti-qeveritarë, ndërsa e përditshmja Danas u përball me anullim të kontratave për reklama. Reflektimi dhe Evropa

Shqipëria renditet në vendin e 75-të mes 180 vendeve të botës dhe ka përparuar duke u ngjitur një shkallë më lartë nga viti i kaluar. Megjithatë probleme ka me vetë-censurimin në favor të qeverisë. 80% e gazetarëve sipas raportit të Reporterëve pa kufi e kanë humbur besimin tek e ardhmja e tyre profesionale. Raporti thekson se gazetarët përballen me një klimë fyerjesh, ndër të tjerë edhe nga kryeministri Edi Rama që i ka quajtur ata “mbeturina”, “helme” dhe “armiq publikë”. Kosova ka bërë përmirësime por nuk lihen pa përmendur fyerjet e kryeministrit Haradinaj ndaj gazetarëve.

Turqia dhe SHBA - kanë humbur dy pozicione."Ata që vënë në dyshim legjitimitetin e gazetarëve luajnë një lojë veçanërisht të rrezikshme. Demokracitë nuk vdesin nga grushtet e shtetit, por mund të vdesin nga zjarret e vogla dhe një nga shkëndijat e para është zakonisht urrejtja ndaj gazetarëve. Kjo listë fatkeqësisht paraqet një dukuri të dukshme: rritjen e urrejtjes ndaj gazetarëve. Dhe manifestimi i kësaj urrejtje është me të vërtetë i rrezikshëm"- komentoi sekretari i përgjithshëm i RSF Christof Delluar.

Për më tepër, që Reporteret pa Kufij është e shqetësuar në lidhje me rritjen e dhunës verbale ndaj gazetarëve në Evropë, duke përmendur rastet e dy  gazetarëve të vrarë në muajt e fundit (Jan Koutsiak në Sllovaki dhe Daphne Karouana Gkalizia në Malte).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.