Buzëqeshje protokollare dhe parakushte për negociatat

Postuar në 25 Prill, 2018 18:30

Buzëqeshja e kryeministrit Rama në fotografinë protokollare me kancelaren Merkel nuk pasqyron frymën e takimit që  u zhvillua në Berlin. Skepticizmi i Gjermanisë i shprehur edhe në deklaratat e kryetarit të Komitetit për Çështjet e Brendshme në Bundestag, Gynter Krishbaum rezultoi i qënësishmëm. Nga burime mësohet se kancelarja Merkel ka folur për parakushte para se Gjermania të japë votën pro hapjes së negociatave.

“Shqipëria ka punuar fort në disa fusha. Kemi një marrëdhënie të ngushtë bilaterale. Rekomandimi i KE do të diskutohet në qershor. Ka disa parakushte për të nisur negociatat. Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua. Do vazhdojmë të mështesim reformat në Shqipëri”- është shprehur ajo.

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, por mesa duket për disa vende ka ende kushte që duhen përmbushur deri në qershor dhe që me shumë gjasë lidhen me luftën kundër krimit e korrupsionit ose thënë me shqip me arrestime të nivelit të lartë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.