Zëri i Amerikës zbardh prapaskenat

Postuar në 24 Prill, 2018 15:32

Po ushtojnë tamburët e suksesit të merituar të Majlinda Bregut që u zgjodh sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati lëshoi sot një deklaratë urimi duke kujtuar ndoshta me këtë rast se zonja Bregu që po mbulohet nga disa media me dafinat e një suksesi që nuk është personal, e ka detyrën një dhuratë nga qeveria shqiptare. Zëri i Amerikës e konfirmon indirekt këtë, kur interpreton se caktimi i Bregut në detyrën në fjalë, ka ardhur si kompromis me Podgoricën zyrtare.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit zgjidhet nga ministrat e Jashtëm të SEECP-it. Zonja Bregu e cila përfaqësoi kandidaturën e Shqipërisë, ishte në garë me politikanin malazez Igor Lukšić, i cili ka mbajtur për dy vjet postin e kryeministrit dhe më pas për katër vite atë të ministrit të Jashtëm të Malit të Zi. Zgjedhja e zonjës Bregu duket se ka ardhur dhe si rezultat i një kompromisi mes Tiranës dhe Podgoricës, pasi në përfundim të mandatit të saj më 2021, ajo do të zëvendësohet pikërisht nga zoti Lukšić

raporton ZA.

Përtej lajle luleve dhe statuseve për krenarinë e ish-deputetes së PD-së, e përfolur në kohën kur ishte në pushtet nga Partia Socialiste që sot qeveris për lidhje me Sacra Corona Unita-n, zgjedhja është investim politik dhe pallavrat për zëra të artikuluar dhe kontribute për integrimin, apo se kandidatura ishte e pakonkurueshme, është mirë të kursehen se janë vërtet tepër.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Hahaha ca artikulli... O plako, sikur e ke kete portal per te nxjerre mllefin e mbledhur nga paaftësia per te qene dicka qe sdo behesh kurre.... Sa qyqar...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.