Tendera pa garë dhe 25 mln dollarë nga arka e shtetit

Postuar në 24 Prill, 2018 21:09

Njeri i afërt me kryeministrin, president i një klubi futbolli dhe ish-qeveritar i rangut të dytë. Safet Gjici i cili ka mbajtur detyrën e prefektit të  Qarkut të Kukësit akuzohet se ka përfituar fonde publike në shumën e 25.2 milionë dollarëve përmes kompanive që ka transferuar tek të tretët.

Partia Demokratike pretendon se përmes dy shoqërive të ruajtjes fizike,  EUROGJICI SECURITY dhe TONI SECURITY, Gjici  ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln  nga të cilat 171 pa garë

“Shoqëria Eurogjici Security shpk zotërohet nga shtetasi Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë shoqëria “Toni Security shpk”, pavarësisht se zotërohet 100% nga shtetasi Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi adresa fizike dhe ajo elektronike e selisë është e njëjtë- thuhet në deklaratën e PD.

Në një reagim pas kësaj deklarate Safet Gjici thotë se që në kohën kur u emërua Prefekt i Qarkut të Kukësit, në vitin 2014 nuk menaxhon më asnjë kompani dhe se për këto shpifje të vërtetën do ta thotë gjykata.

Gjici qëndroi vetëm një vit në detyrë, pasi kanididoi për kryetar i bashkisë së Kamzës përballë Xhelal Mziut, por humbi. Me ambicje të forta politike ai u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë në Kukës në zgjedhjet e fundit, por sërish mbeti jashtë parlamentit.

Së fundmi Safet Gjici ishte i dërguar i Partisë Socialiste për protestat në Kukës, por u zëvendësua nga Rama me Ilir Beqajn për arsye ende të paqarta. Për përfitime nga fondet publike u përfol ditët e fundit edhe nipi i deputetit socialist Sadri Abazi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.