EURACTIV: Karrota radhës për Shqipërinë e Maqedoninë

Postuar në 22 Prill, 2018 20:18

Me titullin “Karrota për Shqipërinë dhe Maqedoninë, bashkim doganor me Turqinë”, EURACTIV ka pasqyruar një intervistë të Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn ku ai komenton zhvillimet e fundit dhe arsyet pse Komisioni ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo që lihet të kuptohet është se Brukseli ka ndjekur edhe këtë radhë të njëjtën filozofi me vendet e Ballknanit, atë të karrotës dhe kamzhikut.

“Siç është theksuar në strategjinë tonë për Ballkanin Perëndimor të botuar në shkurt, nevojitet progres, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, promovimin e klimës së investimeve dhe sipërmarrjen, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore. Anëtarësimi në BE është i mundur vetëm nëse përmbushen kriteret e përcaktuara qartë dhe zbatohen reformat e nevojshme. Ne vlerësojmë progresin e secilit vend në mënyrë individuale. Dhe parimi vazhdon: Cilësia përpara shpejtësisë”- thekson Hahn.

Pyetjes nëse ka një afat të përafërt për bisedimet e pranimit me vendet e Ballkanit, komisioneri i Zgjerimit thotë se vlerësimi bëhet në raport me hapat e reformave. Hahn nuk ka folur specifikisht për Shqipërinë por thotë se  është gjithashtu në interesin e BE-së të eksportojë stabilitetit për të parandaluar çdo tendencë paqëndrueshmërie në rajon. Për Turqinë Brukseli ka një optike tjetër ndonëse pranon se janë bërë hapa mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së, madje ajo që propozohet është një bashkim doganor me Ankaranë.

“Turqia është ende një fqinj i rëndësishme gjeostrategjik, me të cilin duhet të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushat me interes të përbashkët. Shembulli i marrëveshjes së refugjatëve tregon se një bashkëpunim ka kuptim dhe funksionon kur të dyja palët përmbushin kushtet dhe kushtet e bëra. Unë jam ende i bindur se një modernizim i bashkimit doganor midis BE-së dhe Turqisë do të sjellë gjithashtu përfitime të mëdha për BE-në”-shtoi Hahn.

https://www.euractiv.com/section/enlargement/interview/hahn-carrot-for-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.