BE i “pret” buxhetin Europës Lindore

Postuar në 23 Prill, 2018 12:27

Brukseli ka në plan për të transferuar dhjetëra miliarda euro të buxhetit të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore drejt vendeve të goditura rëndë nga kriza financiare si Spanja e Greqia. Sipas një raporti të gazetës britanike Financial Times, BE do të rishikojë skemën e shpërndarje së fondve dhe kanalizimin e burimeve për vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.

Këto reforma pritet të jenë një nga pjesët më të diskutueshme të projektbuxhetit të BE-së për 2021-2027, i cila do të prezantohet në maj dhe do të shënojë një ridizenjim të "politikës së kohezionit" prej 350 miliardë euro. Qëllimi është për të mbështetur rajonet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

"Brukseli dëshiron të t'i japë fund praktikës së shpërndarjes së parave në terma pothuajse ekskluzivisht të PBB-së për frymë dhe ta zëvendësojë atë me kritere më të gjera që do të mbulojnë fusha të tjera të papunësisë së të rinjve, arsimit, mbrojtjen e mjedisit, migrimin dhe inovacionin.

Detajet e sakta të reformës janë ende duke u diskutuar në prapaskenë, por diplomatët dhe zyrtarët vlerësojnë se rezultati do të jenë një rishikim i burimeve nga Polonia, Republika Çeke dhe vendet balltike drejt vendeve të Europës  Jugore, si Italia, Spanja, Greqia, madje edhe në rajonet e Francës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.