Der Spiegel: Zgjedhjet, shenjë dobësie e Erdogan

Postuar në 21 Prill, 2018 22:39

Revista Spiegel në një koment për zgjedhjet e parakohshme në Turqi thotë se ky vendim është shenjë e pasigurisë së Erdogan për të ardhmen e tij politike.

"Vendimi i Erdogan për të mos pritur deri në vjeshtën e 2019 është një shenjë e dobësie dhe jo force. Presidenti i nxit njerëzit të votojnë jo për të zgjeruar pushtetin e tij, por për të parandaluar një erozion të madh të kompetencave të tij. AKP dhe MHP vërtet iniciuan në prill të 2017 një referendumi që synonte futjen e Turqisë në një sistem presidencial për t'i dhënë edhe më shumë pushtet Erdoganit, por atëherë situata në vend ishte përkeqësuar"-shkruan gazeta.

Komenti i referohet rënies së lirës kundrejt euros dhe fakti se një në pesë turq të moshës 15-24 vjeç është i pa punë. Kompanitë turke kanë borxhe deri në 180 miliardë euro, ndërsa investitorët e huaj tërheqin fondet e tyre nga vendi. Sipas Spiegel operacionet ushtarake në Siri në një situatë të vështirë ekonomike tregojnë se Erdogan nuk ka ndonjë strategji afatgjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.