Ambasadori i Turqisë në BE: Nuk ka një gjë të tillë si Ballkani Perëndimor. Progres raporti ka probleme serioze

Postuar në 21 Prill, 2018 11:55

Turqia ka akuzuar Bashkimin Europian se po favorizon vendet ballkanike me politikën e vet të zgjerimit. Ambasadori i Turqisë në BE, Faruk Kaymakci ka deklaruar në një intervistë për Euractiv se BE-ja po injoron vështirësitë e Turqisë dhe po dështon në ofrimin e një perspektive të qartë pranimi për Ankaranë.

Raporti ka disa probleme. Një është se ai bën dallime mes Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Aktualisht nuk ka një përkufizim për Ballkanin Perëndimor. Kush është Ballkani i Jugut, apo i Veriut? Nuk ka pra një përkufizim të tillë. Nëse flisni për vende candidate ka vetëm pesë të tillë dhe ka dy vende potenciale. Një prej tyre nuk njihet as nga vendet e BE-së

shprehet ambasadori duke iu referuar progress raportit të fundit të BE-së.

Ambasadori ka shtuar se Perëndimi nuk po e kupton Turqinë dhe rolin e saj dhe për rrjedhojë nuk po ofron mbështetjen e duhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.