“Qytetarë të Rajhut” në administratën gjermane

Postuar në 21 Prill, 2018 17:51

Shërbimet gjermane të sigurisë kanë identifikuar dhjetëra nëpunës civilë në polici dhe forcat e armatosura, që i përkasin një lëvizje e ekstremit të djathtë, e cili mohon ekzistencën e demokracisë të cilës ata i shërbejnë.

Sipas revistës Der Spiegel, në një raport të shërbimeve të sigurisë vlerësohet se ekziston "një numër i lartë i nëpunësve publikë që i përkasin organizatës  neo-naziste  Reichsbuerger ose "Qytetarët e Rajhut", një lëvizje okulte nacionaliste që pretendon  vazhdueshmërinë e Rajhut pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Rastet e 11 anëtarëve të policisë bavareze tashmë janë hetuar dhe pesë prej tyre janë vënë në dispozicion. Janë raportuar 11 anëtarë të organizatës që shërbejnë në policinë federale në Gjermani dhe katër prej tyre duhej të dorëzonin armët e shërbimit. Forcat e armatosura kanë identifikuar pesë persona që mund të jenë pjesë e "Qytetarëve të Rajhut".

Agjensia e inteligjencës nuk ka komentuar artikullin e revistës. Deri kohët e fundit, autoritetet vlerësojnë se organizata "Qytetarët e Rajhut" ka rreth 16,500 anëtarë në të gjithë Gjermaninë dhe se 900 prej tyre janë "ekstremistë radikalë". Në tetor të vitit 2016 në Bavari, një anëtar i kësaj organizate vrau një polic. Në shtëpinë e autorit policia gjeti armë dhe municione.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.