Pafajësi për krimin ndaj Ardit Gjoklajt

Postuar në 20 Prill, 2018 15:03

Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës në gusht të vitit 2016 vuloset si ngjarje aksidentale. Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ishin shoferin e fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama.

Sipas Gjykatës nuk kishte prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfillin ku subjekti “3R” sh.p.k ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë Tiranë.

Pas ngjarjes administratori i kompanisë "3R" u shpall në kërkim, por ajo që nuk u hetua plotësisht nga Prokuroria e Tiranës ishin procedurat e ndjekura nga Bashkia për lidhjen e aktmarrëveshjes me “3R”, administrator i së cilës ishte kryetari i Partisë Socialiste të Peqinit, Edurim Teqja. 

Bashkia e Tiranës dhe kompania "3R"  i janë shmangur debatit që pasoi vdekjen e Ardit Gjoklajt. Stafi teknik i kompanisë “3R” shpk, i ndaluar nga policia deeklaruan se nuk e njihnin si punëtor 17-vjeçarin e vdekur në landfill.

Landfilli i Sharrës është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Në shkurt 2016, kompania “3R” shpk me seli në Peqin instaloi një impiant për seleksionimin dhe menaxhimin e mbetjeve në landfill. Në një investigim të saj, BIRN zbuloi se kjo kompani ishte pjesë e një ingranazhi më të madh që po përgatitej nga Bashkia e Tiranës për menaxhimin e mbetjeve. Dyshimet janë se kompania “3R” filloi aktivitetin e saj pa marrë lejen përkatëse të Bashkisë së Tiranës.

Vdekja e Ardit Gjoklajt nuk ishte e para në landfillin e Sharrës. Më 25 nëntor të 2015 47-vjeçara Mirvete Duka u shtyp nga fadroma që kishte për detyrë shtypjen e mbeturinave. Përgjegjës për vdekjen e 47-vjeçares u shpall Kasem Koçi, i cili u akuzua për “shkelje rë rregullave të mbrojtjes në punë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.