Politika personale e kërkesës për vendosje bazash amerikane në Shqipëri

Postuar në 18 Prill, 2018 11:13

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kërkuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes që SHBA të shqyrtojë mundësinë e vendosjes në Shqipëri të bazave ushtarake.

Gjatë takimit të martën në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.

Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen

raporton Zëri i Amerikës.

Nuk dihet nga çfarë premisash gjepolitike niset znj. Xhaçka në kërkesën e saj të cilën vetëm sa e përcjell si të tillë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, ajo merr pjesë në sigurinë kolektive të garantuar nga kjo aleancë, në territorin më të vështirë shqiptar, në Kosovë, SHBA ka prej kohësh një prej bazave më të mëdha ushtarake jashtë.

Nuk është e qartë edhe nëse znj. Xhaçka dhe shefi i saj, Edi Rama kanë dijeni se SHBA po planifikojnë apo jo zgjerim të ri të bazave ushtarake jashtë, pasi për furnizim dhe aeroporte, SHBA sot përdorin Greqinë, ndërkohë që kanë baza në Egjipt dhe Jordani. Këto si pika më të afërta me Sirinë.

Në çdo rast, Kushtetuta shqiptare parashikon se vendosja e trupave të huaja në territorin e Shqipërisë bëhet vetëm me ligj të posaçëm dhe znj. Xhaçka nuk e ka një mandate të tillë.

Për këto arsye është e besueshme të mendohet se kërkesa e saj për vendosje bazash amerikane, pa një plan të qartë dhe një synim konkret, por thjesht duke listuar disa vende ku SHBA mund të zgjedhin, është thjesht dhe vetëm politikë personale e Edi Ramës, që pasi u tha Jo armëve kimike dhe pasi votoi pro rezolutës turke për Jeruzalemin, ndjen se nuk mund ta çajë ndyshe rrugën për në Ëashington pa bërë këtë lloj politike të jashtme jargavitëse. Nuk është i ekazgjeruar ky term, pasi Shqipëria siç edhe deklaroi sekretari amerikan I Mbrojtjes, James Mattis, e ka bërë pjesën e vet dhe nuk po I kërkon kush më tepër. Po kështu Shqipëria strehon 3000 muxhahedinët iranianë që përbëjnë kosto të shtuar për sigurinë në vend, të cilën shumëkush mendon se e ka të garantuar njëherë e mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.