Patriarku i Moskës vjen në Tiranë në fund të Prillit

Postuar në 18 Prill, 2018 11:19

Në fund të muajit Prill Patriarkut i Moskës Kiril do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili shtoi gjithashtu se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.

Patriarku i Moskës do të takohet gjithashtu edhe me Presidentin Ilir Meta dhe autoritetet të tjera të shtetit shqiptar. Edhe vet kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka folur për këtë vizitë. “Shpresoj se në fund të muajit do të zhvillohet vizita ime zyrtare në Shqipëri”, tha Kiril duke folur gjatë një pritje në Ministrinë e Jashtme ruse me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Është hera e parë që Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë viziton vendin tonë. Në kontekstin e zhvillimeve aktuale ku përplasja mes Rusisë dhe Perëndimit po i ngjan periudhës së Luftës së Ftohtë, vizita e Patriarkut rus në Tiranë merr rëndësinë e një lëvizje politike. Më të njëjtën simbolikë Papa Françesku zhvilloi në Shqipëri vizitën e parë të turit të tij botëror. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.