Forbes: Tjetër skandal me të dhënat e Facebook

Postuar në 17 Prill, 2018 22:44

Revista amerikane Forbes paralajmëron një tjetër skandal të Facebook të ngjashëm me atë të “Cambridge Analityca”, e cila shfrytëzoi të dhënat e mbi 87 milionë përdoruesve për qëllimet e fushatës së Donald Trump.

  1. Kur Mark Zuckerberg u paraqit para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në senatin Amerikan u përpoq të përshkruante dallimin mes "survejimit dhe asaj që bëjmë". "Dallimi është jashtëzakonisht i qartë", tha  Zuckerberg  me nervozizëm. "Në Facebook, ju keni kontroll mbi informacionin tuaj ... informacioni që ne mbledhim ju mund të zgjidhni që ne të mos e kemi".

Por sipas Forbes  një kompani e ngritur nga një ish-oficer i inteligjencës izraelite përmes një programi të sofistikuar, të quajtur Face-Int,  ka analizuar rreth 35 mijë foto dhe video duke ruajtur qindra mijëra fytyra në regjistrat elektronikë.

Më tej thuhet se në 5 vitet e fundit kjo kompani e quajtur Terrogence  ka krijuar në fshehtësi një server masiv të dhënash për njohjen e fytyrës së njerëzve, duke shfrytëzuar fotot dhe videot e Facebook, Youtube dhe aplikacioneve të tjera. Revista shkruan se kjo kompani është kliente e autoriteteve amerikane dhe ka si qëllim shpërndarjen e informacionit për të ndihmuar agjencitë e inteligjencës në parandalimin e sulmeve terroriste.

Megjithëse Terrogence është përqendruar kryesisht në ndihmën e agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit për të luftuar terrorizmin në internet, profilet LinkedIn të punonjësve aktualë dhe të mëparshëm tregojnë se ajo është përfshirë gjithashtu në projekte të tjera politike.

Një ish-punonjës i saj zbuloi se  ajo  përdorte "praktika të inteligjencës me burim të hapur dhe metoda inxhinierike të mediave sociale për të hetuar grupe sociale". "Duke kombinuar problemet e njohura me njohjen e fytyrës, ekziston një shans i madh që kjo teknologji të keqidentifikojë rregullisht njerëzit si terroristë apo kriminelë”- thotë Jennifer Lynch, avokati i lartë i stafit në Fondacionin e Kufirit Elektronik . "Kjo mund të ndikojë në të drejtën e udhëtimit të dhjetëra mijëra civilëve që i binden ligjit, të cilët do të duhet të vërtetojnë se nuk janë terroristë apo kriminelë siç  sistemi i ka identifikuar"- shtoi ai.

Është e paqartë se si produkti Face-Int identifikon fytyra, edhe pse duket sikur një projekt i drejtuar nga NSA, siç u zbulua nga informatori Edëard Snowden në vitin 2014, ku agjencia e inteligjencës kishte grumbulluar 55 000 imazhe me cilësi të njohjes së fytyrave.

https://www.forbes.com/sites/thomasbreëster/2018/04/16/huge-facebook-facial-recognition-database-built-by-ex-israeli-spies/#324cb3de7f18

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.