Taktikë e heqjes dorë nga Kosova?

Postuar në 17 Prill, 2018 12:38

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është bërë sërish lajm në Serbi me deklaratat e tij në Happy Tv, një televizion serb. 
Sipas asaj që përcjell agjencia B92, Haradinaj është shprehur ndër të tjera se: 

Kosova nuk ka një politikë të jashtme. Ne bëjmë pjesë në klubin e vendeve të drejtuarabnga Amerika

Mbi këtë deklaratë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar gjerësisht, duke interpretuar se në përballjen e Serbisë për çështjen e Kosovës, nuk është vetëm Prishtina që duhet llogaritur, por edhe ShBA. Sipas tij, politika amerikane në këtë kuadër kërkon përherë përgjegjësinë dhe fajësinë serbe, duke bërë thirrje për përbajtje sa herë që autoritetet në Prishtinë dhunojnë ndonjë serb. 

Sipas Vuçiç madje nuk ishte koha që mediat serbe të marrin në intervistë Haradinaj, por siç komentoi ai

unë nuk jam kryeredaktori i atyre mediave

Më tej akoma, Vuçiç ka ngritur pretendimin se mediat kosovare ia kanë bllokuar aksesin meqenëse 
kanë frikë nga ajo që mund të them

Komentet e vazhdueshme dhe të lodhshme të Vuçiç duket se synojnë të demotivojnë opinionin serb me një çështje si ajo e Kosovës që qëndron përtej problemeve të përditshme të qytetarëve. Nuk është rastësi që Vuçiç përpiqet të nëvizojë se për këtë çështje përballë Serbisë qëndron ShBA dhe “ata që na grabitën territorin”.

shqiptarët nuk janë kundërshtarët tanë

ka deklaruar ai më tej për të shtuar se 

kush mendon se mund të bëhet diçka në Europë pa Gjermaninë e ka gabim

Në këtë kuadër deklarata e Haradinajt, pavarësisht se për çfarë është thënë, është një mesazh që e ndihmon Vuçiç të shpallë Kosovën si çështje të humbur, për të cilën mjafton të ruhet vetëm nderi i një politike “të pavarur” që në fund vetëm territor nuk do fitojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.