Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje

Postuar në 17 Prill, 2018 20:29

Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.

"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të  pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit turk, Binali Jildirim, se rojet bregdetare turke ulën flamurin grek në një prej ishujve të Egjeut,  Kouvelis tha se se "Ministria e Mbrojtjes është në dijeni të informacioneve të publikuara në shtypin turk " dhe theksoi se ka kërkuar "informacion sistematik dhe të vazhdueshëm nga organet kompetente dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura Greke".

I pyetur për të dy grekët ushtarake që kanë mbetur në paraburgim në Edirne zv/ministri grek deklaroi se  asgjë nuk e justifikon ndalimin e papranueshëm të tyre. Kuvelis komentoi gjithashtu edhe  deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se Greqia dhe Turqia duhet t’i zgjidhin vetë problemet mes tyre duke thënë se do të dëshironte që qëndrimi i aleancës të ishte shumë më dinamik dhe i qartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.