Basha frenon optimizmin e qeverisë

Postuar në 17 Prill, 2018 21:44

Lulzim Basha i ndodhur në Gjermani për disa takime me grupin parlamentar të CDU-CSU të kancelares Merkel reagoi për vendimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë rekomandimin për hapjen e negociatave. Basha thotë në deklaratën e tij se vendimi i Komisionit është  është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë dhe se ka vende si Gjermania që janë skeptike për të dhënë në takimin e Këshillit Europian në 28-29 qershor votën pro hapjes së negociatave.

“Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”- thekson Basha në reagimin e tij.

Frika për një bllokim të hapjes së negociatave nga ndonjë vend anëtar ekziston dhe kjo u vu re edhe në optimizmin e përmbajtur të kryeministrit, si dhe në deklaratën e Mogherinit se nuk është Komisioni që bind vendet anëtare dhe Këshillin Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.