Stoltenberg: “Tensionet në Egje nuk janë çështje e NATO-s”

Postuar në 16 Prill, 2018 11:41

Sekretarini Përtgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Turqi ku siç shprehet ai do të synohet riafirmimi i marrëdhënieve dhe roli strategjik i Ankarasë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pak përpara nisjes, Stoltenberg ka vlerësuar Turqinë si partner strategjik. Ai ka lënë pas çdo kritikë që është bërë për sjelljen e presidentit Erdogan, për vendimet e tij dhe ndryshimin e strukturës së pushtetit në Turqi. Lidhur me konfliktet në Egje, Stoltenberg ka deklaruar se ato nuk janë çështje e NATO-s. 

Mendoj se ato duhet t'i zgjidhin në kuadër të mirëkuptimit disa mosmarrëveshje mes tyre. Jam i kënaqur që mësova se kryeministrat e të dy vendeve në bisedat e tyre telefonike kohët e fundit janë dakorduar që problemet të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Kjo nuk është një çështje që i intereson NATO-s. Kjo është një çështje e cila duhet të zgjidhet mes Turqisë dhe Greqisë

ka theksuar Stoltenberg.

Qëndrimi në fjalë vjen ndërkohë që në Greqi tensioni politik është shumë i lartë pas incidenteve të fundit në Egje. Duket se Turqia me atë pozicion që përfaqëson është shumë e rëndësishme për t’u humbur dhe në këto kushte nuk është çudi që edhe politika e Perëndimit në Siri të reduktohet në disa drejtime në një politikë turke apo nën menaxhimin e Ankarasë. Turqia shihet si faktor kryesor edhe në frenimin e fluksit migrator nga Siria, një tjetër ankth ky për vendimmarrësit e Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.